Ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champion League në transfertën me Red Bull Salzburgun solli disfatë për Shkëndijën 3-0, e cila gjithsesi në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Shkup do të provojë shanset e saj. Trajneri i kuqezinjëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes në ‘Red Bull Arena’ pranoi se ekipi nuk hyri në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa shprehi keqardhje që skuadra nuk mundi të shënojë të paktën një gol nga disa mundësi të mira që krijoi para portës kundërshtare.
“Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm ashtu si që u morëm vesh. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsoliduam lojën dhe krijuam disa mundësi që për fat të keq nuk i shfrytëzuam. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup. Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh në deri sa ka gjasa minimale edhe pse e përsëris se kemi rezultat shumë jo të favorshëm”, deklaroi trajneri Qatip Osmani, në konferencën për shtyp pas ndeshjes së parë me Red Bull Salzburgun në Austri.

Loading...