Kuqezinjtë shkuan në Shkup për tre pikë kundër Makedonija Gj.P., mirëpo kur nuk shënon maksimumi që mund të shpresosh është barazimi pa gola. Trajneri Qatip Osmani shprehet i pakënaqur me rezultatin, pasi vlerëson se ndeshja duhej të fitohet edhe përkundër faktit se disa lojtarë u lanë të lirë për të pushuar për ndeshjen e të enjtes me Rosenborgun në play off të UEFA Europa League.

“Edhe pse u paraqitëm me formacion të kombinuar dhe disa lojtarë i lamë tërësisht të pushojnë, megjithatë nuk luajtëm në nivelin që duhej dhe rezultat i kësaj është epilogu final. Sigurisht nuk mund të jemi të kënaqur, por është fillimi i kampionatit dhe ka vend për të kompensuar gjërat në vazhdim. Fakti që lamë disa lojtarë të pushojnë për takimin me Rosenborgun nuk është arsyetim, pasi ata që luajtën duhej ta fitojnë ndeshjen dhe sot mendoj se problemi ynë ishte se nuk kishim ide në 25 metra larg portës kundërshtare në atë pasimin e fundit që do të bënte ndryshimin”, deklaroi trajneri Osmani pas ndeshjes me Makedonija Gj.P..

Loading...