Ostreni: Nuk do të ndërtojmë ndërtesa dhe luanë, por rrugë dhe ujësjellës

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+Uniteti) mbrëmë në amfiteatrin e parkut të qytetit në Gostivar kanë mbajtur konventën promovuese nën moton “E vërteta e Gostivarit”, njofton Portalb.mk.

Në konventë fjalim pati lideri i UNITETI-t, Gëzim Ostreni i cili tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndërtojë ndërtesa dhe luanë, por rrugë dhe ujësjellës që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Lideri i RDK-së, Vesel Memedi paralajmëroi fitore në Gostivar, pasi siç u shpreh ai, kandidati i tyre është i ri, i pakorruptuar, ka njohuri dhe kualitete për të udhëhequr me komunën.

Ndërkaq, kandidati për kryetar në Gostivar, Shpat Iseni tha se qëllimi i këtij kandidimi është që të formojnë një elitë të re intelektuale e cila do të merret me proceset e ndryshimeve kohore.

“Do formojmë elitën e re intelektuale, kombëtare dhe qytetare, sepse pleqt tanë e kanë kalu jetën në mërgim për të ju siguru kafshatën e gojës fëmijëve të vet, dhe nuk janë marrë as me shkollim, as me edukim të familjeve të tyre. Ata pak intelektual që kanë mundur të njihen në gishta nëpër fshatëra dhe qytete, janë ballafaquar me presione të shumta të sistemit, disa kanë qenë të dyshimtë, disa më tepër janë marë me interesat e tyre personale dhe asnjëherë nuk kemi arritur të kemi një elitë të mirëfilltë intelektuale, kombëtare, që do kishte mundur të bartë proceset e ndryshimeve të kohës, sidomos të kësaj kohe të tranzicionit”, tha Iseini.

Në konventë, para anëtarëve të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Uniteti u promovuan kandidatët për kryetarë të Komunës së Kumanovës, Dibrës, Çairit, Gostivar si dhe bartësit e listave zgjedhore në këshillat komunal në këto katër komunal.

Loading...