Maqedoni
03/12/2015 19:59:45

Ostreni për “Lajm”: Nga BDI-ja u largova në vitin 2002, më kthyen ndërkombëtarët

111 Gezim-Ostreni

Në intervistën ekskluzive për gazen të “Lajm”, Gezim Ostreni kreu i UNITETI, si asnjëherë më parë deri tani, jep detaje për konfliktet e para që ka pasur në kreun e BDI-së, duke konfirmuar informacionet se përplasjet më të mëdha i ka pasur me zv/kryeministrin aktual Musa Xhaferin, por edhe me ish ambasadorin Agron Buxhaku. Ostreni rrëfen se që në vitin 2002, pak pas themelimit e ka lëshuar BDI-në, i dëshpëruar nga fakti se marrëveshjen që Musa Xhaferi e ka sjellë në parti për ndarjen e pozitave me LSDM-në, ka qenë në gjuhën maqedonase, e që ka krijuar dyshim se ajo është përgatitur prej LSDM-së. Ka vendosur të rikthehet pas insistimit të Ahmetit dhe ndërkombëtarëve. Edhe pse pranon se tendencat për margjinalizimin e tij në BDI datojnë nga viti 2006, “kupa është mbushur” në vitin 2015 pas kërkesës së Ali Ahmetit që BDI të pajtohet me stemën me luanin VMRO-së, por edhe pas ngjarjeve të Kumanovës. Ostreni është i kënaqur nga aktivitetet e deritanishme për strukturimin e UNITET-it, kurse njëra nga motot e tij është se “Politika zhvillohet me pushkë të mbushur”, moto që e kanë pasur rilindësit shqiptarë. Thotë se nuk do të habitej nga një koalicionim i mundshëm mes BDI-së dhe PDSH-së, duke shtuar se posedon informacione edhe për koalicione që janë bërë në disa komuna me VMRO-në./Lajm

To Top