Pa miratimin e ligjit për UÇK-në, asnjë parti nuk mund të thirret në vlerat e luftës

 

Ish ushtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare në deklaratat e tyre për gazetën Lajm potencojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim tanimë nuk ka legjitimitet të thirret si krah i luftës. Kryetari i ish të përndjekurve dhe burgosurve politik, njëherit edhe profesor, Shpëtim Pollozhani, thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim mundet t’i bëjë një të mirë UÇK-së, vetëm duke mos e keqpërdorur.

“Do të kisha dashur të bëhet një anketë e familjarëve dhe invalidëve të UÇK-së, dhe aty me siguri do ta gjeni përgjigjen e saktë se ç’farë mendojnë ata për BDI”, tha Pollozhani.

Sipas tij, vetëm partizanët e Titos e shfrytëzuan luftën aq sa e kanë shfrytëzuar, zhvatur e mllaçitur këta të BDI-së, gjakun e dëshmorëve dhe djersën dhe sakrificën e veprimtareve.

“BDI që moti e ka harxhuar kapitalin e luftës. Kaluan disa vite që jeton duke marrë kredi nga gjaku i dëshmorëve, mirëpo ka ardhur koha që të kthehet ajo kredi bashkë me kamatat e larta. BDI filloi ta kthejë atë kredi që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare duke u përgjysmuar. Besoj se në zgjedhjet e ardhshme lokale do te bjerë në nivelin e PDSH-së, duke marrë vetëm dy komuna rurale”, deklaroi Pollozhani për Lajm.

Ai thotë se drunjtë e shtrembët dhe të thatë duhet hequr nga pylli që të marrin dritë për t’u rritur filizat e rinj.

Pollozhani porositë që Vetëvendosja! të jetë mësim për te gjithë shqiptarët, se të gjithë ne duhet ta votojmë rininë.

“Ka vetëm dy rrugë, ajo e rinisë dhe ajo e korrupsionit. Qeshu rini qeshu, bota është e jotja, merre në dorë ardhmërinë tonë”, përfundoi Pollozhani.

Nga ana tjetër, ish komandanti i UÇK-së Azbi Nuredini, thotë se pa miratimin e ligjit për UÇK-në jo vetëm BDI-ja, por asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka të drejt morale as të përmend idealin e luftës së 2001-shit, sepse, sipas tij, kaluan 16 vite nga përfundimi i konfliktit dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe ne jemi edhe më keq në gjitha segmentet e jetës shoqërore që ishim para konfliktit të 2001-shit!

“Pas përfundimin të konfliktit disa nga ,,komandantët,, e keqpërdorën besimin e dhënë të popullit dhe bënë karrierë për vete familjet e tyre plaçkitën nga buxheti i shtetit, dhe kjo nuk ju mjaftoi ata hapën dyert për shumicën e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në partin që ia vuan epitetin ,,krahu i luftës,, dhe instaluan nëpër institucione dhe devijuan gjithë proceset shqiptare”, pohoi Nuredini.

“Për kuptuar se sa keq kanë vajtur punët për ne shqiptarët mjafton fakti që partia që thirret si “krahu i luftës” mbajti pushtetin për 15 vite dhe nuk miratoi ligjin për UÇK-në, ndërsa tash e 15 vjet “Branitellat” që ishin në konflikt me ne u shpërblyen nga politikanët e tyre dhe nga 15.01.2002 kanë ligj të miratuar në Parlament, për zbatimin e atij ligji qeveritë e “krahut të luftës” harxhuan mbi 800 milion euro dhe zero për UÇK-në, kjo nuk i pengoi asnjë “komandanti” të rrijë në fotelje për 15 vjet dhe asnjëherë të vetme mos ta procedojë ligjin për UÇK-në në Parlament për miratim” deklaroi Nuredini për Lajm.

Zgjedhjet lokale jo zyrtarisht janë caktuar të mbahen me 15 tetor të vitit 2017, kandidaturat më të përfolura janë ata të Bashkimit Demokratik për Integrim, pasiqë thuhet se partia e Ahmetit do ti rikandidoj dhe do ti rikthej në skenën politike, ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare./Gazeta Lajm/.

 

Loading...