Mesud Bajrami
Themelet e regjimi VMRO-BDI filluan të dridhen në Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga djelmoshat e njohur si Grupi i Kumanovës. Ata i dhanë një grusht të fuqishëm politikës pro ruse dhe proserbe dhe u hapën rrugë ndryshimeve që e kthyen Maqedoninë në binarët euroatlantikë. Për këtë arsye, çdo ide për amnisti ose pajtim në Maqedoni nuk guxon të fillojë nga 27 Prilli, por duhet të fillojë nga 9 dhe 10 maji i vitit 2015.

Për të pasur pajtim në Maqedoni, duhet të rehatohet Kumanova. Kumanova nuk rehatohet deri sa nuk amnistohen pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Me amnistimin e tyre, hapet rrugë edhe për amnistim të rasteve tjera antishqiptare. Atëherë ndoshta do t’ia vlente të amnistohen edhe autorët e 27 prillit. Përndryshe nuk arrihet asgjë.

Loading...