Kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë, që kur në mëngjesin e datës 15.10.2018 ora 07:30 personi P.P, pas një zënkës verbale me personin Q.E në vendbanimin e tyre në Saraqinë, P.P ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagos personin Q.E.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ku policia është vënë në kërkim të tij.
Sot data 26.10.2018, policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga personi P.P edhe pse i njëjti vazhdon të qarkullojë lirshëm, të përdor telefonin dhe të jetë i kyçur në rrjetin social Facebook!
Personi P.P njihet si person me precedent penal dhe ai ka vite që ka ndryshuar edhe emrin e tij, por rrjetin social dhe komunikimin me njerëz vazhdon ta zhvillojë me emrin e tij të mëparshëm. Pa Censurë gjurmoi më shumë për personin P.P dhe ajo që mund të shihet ështe se i njëjti më datë 15 atë ditë kur edhe e ka kryer “tentimin për vrasje” në ora 15:00, është kyçur “live” në facebook duke shëtitur me veturën e tij në rrugët e Tetovës, pikërisht rrugës për tek Xhamia e Larme. P.P shihet në video mjaft i relaksuar dhe i paisur me armë të ftohta, alkohool dhe drogë!

Pa Censurë njofton se postimet e tij në Facebook kanë vazhduar në çdo tre-katër orë, duke plasuar fotografi dhe kyçur “live”, P.P gjithashtu replikon me të gjithë komentuesit, të cilët i kërkojnë të paraqitet në polici për veprën që e ka kryer.
A ka mosvullnet policia për të arrestuar personin P.P, ku tashmë 11 ditë nuk mund të bie në gjurmët e tij?!
Nga Sektori për Punë të Brenshme në Tetovë, na është përgjigjur zëdhënësi Marijan Josifoski i cili tha: “Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për gjetjen dhe privimin nga liria të 33-vjeçari P.P.
i dyshuar për kryerjen e veprës “tentim për vrasje”. Po bëhen të gjithë përpjekjet në pajtueshmëri me ligjin.
Shtrohet pyetja, si ka mundësi që policia të mos mund të bie në gjurmë të të dyshuarit P.P i cili akuzohet për “tentin për vrasje” teksa i njëjti është i kyçur në rrjet dhe përdor telefonin!
Personi P.P ka një dosje të pasur kriminale ku ai më datë 05.04.2018, nga Gjykata Themelore në Tetovë, gjykatësi Jordan Velioski dënoi me një vit burg (lënda numër K-115/18) P.P për veprën “Mbajtje pa leje të armëve, përpunim, ndërmjetësim dhe tregëti me armë ose materiale shpërthyese”, por i njëjti nuk është burgosur për këtë vepër. Sipas informatave jozyrtare vetëm katër ditë, pikërisht më datë 18, pas dyshimit për kryerjes e veprës “tentim për vrasje”, Gjykata e Tetovës ka lëshuar urdhër deri tek policia për arrestimin e tij, shkruan Pa Censurë.
P.P gjithashtu ka të mbyllur edhe një vepër penale, (lënda numër K-1/18) ku gjykatës përsëri ka qenë Jordan Velioski, por në këtë lëndë personi i cili e ka akuzuar P.P, e ka tërhequr akuzën e tij.
Në fshatin Saraqinë është përhapur paniku nga mosveprimi i policisë dhe kalimi në heshte i veprave të personit P.P i cili paraqet rrezik për banorët e fshatit!/Pa Censurë

Loading...