Pacolli i kundërpërgjigjet Mimozës: Për AKR-në nuk vendos ti

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit për kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli ka komentuar qëndrimet e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, lidhur me qeverisjen e AKR-së.

Sipas Pacollit, për AKR-në nuk vendosin individët. Ai thotë se po qfarëdo vendimi do të merret nga anëtarësia dhe strukturat e saj dhe jo nga ata individë që janë përgjegjës për gjendjen jo të mirë të krijuar në vend.

Për AKR-në nuk vendosin individë!

Dëgjova me vëmendje qëndrimet e znj.Kusari-Lila në Rubikon, ku shpalosi një pjesë të pikëpamjeve të saj si për qeverisjen e saj në Gjakovë nga pozita e kryetares së komunës po ashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në vend. Znj. Kusari-Lila në mes tjerash,shprehu qëndrimet e saj edhe në lidhje me subjektin politik AKR-në, lidhur me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij subjekti politik. Madje për të ardhmen u shpreh se AKR mund edhe ti bashkangjitet ndonjë subjekti që mund të krijohet nga kushdoqoftë, mirëpo, znj.Kusari-Lila dhe çdokush tjeter duhet ta kenë të qartë se për të ardhmen e AKR-së, mund të vendosin vetëm anëtarësia dhe strukturat e saj dhe asesi individ të caktuar kushdo qofshin ata, e aq më pak individ që janë përgjegjës për gjendjen jo të mirë të krijuar në AKR.

Unë, si themelues dhe ish sekretar i AKR-se, bashke me shumë aktivistë e anëtarë të AKR-së, jemi të përkushtuar që ky subjekt të vazhdoj rrugën e vet të cilën e kishte në vitin 2007, ku ishte radhitur si forca e tretë parlamentare, me angazhim dhe vullnet të njerzëve që dojnë të mirën vendit dhe shoqërisë së Kosovës. Së shpejti, AKR do të kthehet fuqishëm në skenën politike me program dhe platformë për të ardhmen e vendit

Loading...