Kosovë-Shqipëri

Pacolli pas vendimit për Haradinajn kërkon kthimin e tij në Kosovë

Behgjet-Pacolli-Ramush-Haradinaj-660x375-655x356-620x330

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli pas vendimit për lirimin me kusht të Haradinajt ka kërkuar kthimin e tij në Kosovë dhe largimin e tij nga lista e INTERPOL-it.

Haradinaj është liruar sot me kushtin që mos të largohet nga Franca.

“Sapo është liruar nga ndalimi policor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Tani ai duhet të hiqet nga lista e INTERPOL-it dhe të kthehet në vendin e tij, sa më parë!”, shkruan Pacolli në Facebook. /Telegrafi/

To Top