Padi penale ndaj një 67 vjeçari nga Velesi për shkak të prodhimit të drogave narkotike

Sektori për Punë të Brendshme në Veles paraqiti akuza penale kundër një banori 67 vjeçar nga fshati Krajnici, Çashkë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe marr rreth 12 kilogram mariuhanë, ndërsa në pronë e të paralajmëruarit të mbjellur me kultura tjera bujqësore janë gjetur 130 rrënjë “kanabis sativa”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Nga Ministria thonë se nga ana e gjyqtares së Gjykatës Themelore në Veles 67 vjeçarit iu është caktuar masa e paraburgimit.

Loading...