Paditë gruan për mashtrim në momentin kur e sheh pa grim

NusjaTë gjithë e dinë që disa gra duken shumë më bukur me grim, pra nuk është ndonjë sekret e gjithë ky muhabet.

Mirëpo si duket, një dhëndër nga Algjeria nuk ishte i vetëdijshëm për këtë gjë, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka paditur gruan e tij, në momentin kur e pa atë pa grim.

Sipas policisë thuhet se dhëndëri kur u zgjua nga gjumi, mëngjesin pas dasmës së tyre, ishte i tronditur kur pa fytyrën natyrale të gruas së tij.

Në fillim ai mendoi, që ajo madje nuk ishte gruaja me të cilën u martua një ditë më parë.

Ai më pas e ka paditur gruanë e tij sepse e kishte bërë dhunë psiqike.

Mediat lokale, raportojnë që njeriu është duke kërkuar 13 mijë euro dëmshpërblim.

Loading...