Aktori 38-vjeçar është lidhur me këngëtaren 30-vjeçare, dhe është parë me të gjatë turneut të saj muzikor, sipas “Us Weekly”.

Channing Tatum dhe Jessie J janë çifti më i ri i showbiz-it.

Channing është fotografuar në koncertet e Jessie-t në Seattle dhe Salt Like City gjatë javës së kaluar.

Çifti i ri u pa duke luajtur mini-golf së bashku gjatë fundjavës në Seattle, sipas një fansi në Twitter.

Nuk është e qartë se kur Channing dhe Jessie janë takuar për herë të parë, por raporti pohon se ata kanë disa muaj që janë lidhur.

Jessie i ka dorëzuar një çmim Channing në “MTV Movie Awards” në 2015-n, megjithatë nuk mund të themi se shkëndijat kanë nisur që në këtë moment.

Channing dhe ish-gruaja e tij Jenna Dewan njoftuan në prill se po ndaheshin pas nëntë vjet martese.

Pak kohë më parë Jessie deklaroi se është biseksuale, megjithatë kjo ishte një fazë për të dhe tashmë ka thënë se është në kërkim të një bashkëshorti.

 

Loading...