Pak shqiptar e pak zviceran

XherdanShaqiri

Granit Xhaka po i shijon momentet më të mira të jetës, jo vetëm në futboll, por edhe jashtë tij. Mesfushori kosovar po kalon nëpër një formë të mirë dhe kjo ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes. E për ta arritur këtë formë, 20-vjeçari po e kombinon impulsivitetin e shqiptarëve dhe qetësinë e zviceranëve, atëherë kur ka nevojë.

Për këtë, prishtinasi thotë se ndihet pak shqiptar e pak zviceran. “Natyrisht, kam diçka nga impulsiviteti i shqiptarëve dhe gjithashtu jam krenar që bëj pjesë në të dyja palët. Është e rëndësishme që unë të jem edhe i qetë, për të mos marrë kartonë të panevojshëm më”, ka thënë Xhaka në një intervistë për “rp-online.de”

I lumtur që do luajë në Champions

Ai luan në Borussia Monchengladbach qe tri vjet. Xhaka ndihet i lumtur në klubin gjerman, me të cilin e vazhdoi kontratën edhe pse kishte oferta tjera. Ai thotë se është krenar që do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve me ekipin e tij.

“Në sezonin e kaluar, një ëndërr e kemi bërë realitet. Jemi në Ligën e Kampionëve. Për mua, ky është kulmi. Në fillim kam pasur probleme në Gladbach, por po shkon mirë vit pas viti. Sezonin e kaluar e kisha besimin e të gjithëve, për këtë nevojë kam nevojë si lojtar dhe si person”, shtoi Xhaka.

“Unë jam ndier krenar që klubi më ishte afruar dhe që donte të më mbante gjithsesi. Ishte e thjeshtë: më është dashur të thosha ‘Po’, sepse jam ekstremisht i lumtur në Gladbach. Gjithmonë kam dashur të luaja me Borussian në Ligën e Kampionëve. Këtë tash e kemi arritur dhe do ta shijojmë këtë eksperiencë. Dua të kem suksese me këtë klub”, nënvizoi përfaqësuesi zviceran.

Në fund, ai foli edhe për jetën private, duke treguar se është mjaft i lumtur me të fejuarën, por që momentalisht nuk po mendon për martesë./Zeri/

Loading...