“Nëse më 30 shtator qytetarët dalin në referendum dhe e dëgjojnë zërin e tyre, kjo do të jetë një pjesë mjaft e rëndësishme e procesit”, thotë në intervistën ekskluzive për TV Tera nga Manastiri, ushtruesi i detyrës zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Metju Palmer.
Ai ishte në vizitë zyrtare në Maqedoni, ku realizoi takime me kreun shtetëror dhe politik, si dhe mori pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë, transmeton Gazeta Lajm.
“Më së voni për dy vite flamuri i Maqedonisë mund të valojë në NATO. Kjo është diçka që mund të arrihet”, thekson Palmer.

Loading...