Projekti “Cities in 4K” po vazhdon udhëtimin në qytetet e Shqipërisë. Pas Tiranës, ndalimi i radhës është bërë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Durrësi që është edhe porti kryesor i Shqipërisë, ndodhet 35 km larg nga kryeqyteti me te cilin është shumë i lidhur, ndodhet buzë detit Adriatik. Është e lidhur me linja të rregullta trageti: Bari (30 km), Brindisi, Ankona dhe Trieste. Rruga që kalon për në Durrës, me sistemin e ri, është bërë pikë nyje që lidh veriun me jugun e vendit.

Plazhe të gjera dhe klimë të butë, një nga portet më të mëdha në Adriatik, vend i muzikantëve e poetëve të shquar, lagje të vjetra, të gërshetuara me lokale luksoze dhe me pallate të reja të larta, banorë mikpritës, gjithnjë të hapur për të pritur e përcjellë miq, ky është Durrësi, një nga pikat turistike më të rëndësishme të Shqipërisë, një qytet plot jetë.

Teknika e këtij filmimi me rezolucion shume të lartë është e përbërë nga një kombinim mes fotografive dhe pamjeve me standarde 4K. Ky projekt ka filmuar shumë qytete në botë si Stambollin, Kaliforninë, Budapestin, New York, duke bërë pjesë të tij dhe qytetet e Shqipërisë.

E rëndësishme: Pasi ta lëshoni videon, zgjedheni te opsionet brenda videos posht, kualitetin prej 2160p (4K).

Loading...