Pamjet e rralla të avionit “fantazmë” të SHBA-ve

Kjo video është ndër pamjet e rralla të avionit B-2 Spirit të SHBA-ve.

I ashtuquajturi “stealth” është i padukshëm ndaj radarëve dhe është përdorur nga SHBA edhe në luftën e Kosovës në 1998.

Videoja është shpërndarë në rrjet nga prodhuesi Northrop Grumman që ka prjektuar avionin i cili mund të transportojë qoftë armë konvencionale, qoftë bërthamore.

Por ai është duke dalë nga loja pasi po prodhohet një avion akoma më i sofistikuar.

Fituesi i tenderit do të ketë në dispozicion 80 miliardë dollarë për ta realizuar.

Loading...