Panairi i punës, Rama: 8 mijë vende pune ofrohen nga biznesi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 8 mijë vende pune do të ofrohen në panairin e punës, në të cilin marrin pjesë 130 sipërmarrje.

Edi Rama në çeljen e këtij panairi, nuk ka harruar të vë theksin edhe një herë te teza e tij, se Shqipëria ka vende pune, por duhen punëtorë të kualifikuar.

Ai është shprehur se qeveria ka bërë më së miri urën lidhëse mes biznesit dhe punëkërkuesve, por se tregu i punë tashmë kërkon punëtorë të kualifikuar.

“Qeveria urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve. Panairi është tregues i përpjekjeve të qeverisë sonë. Në panair ka shumë oferta punësimi. Janë 8 mijë vende pune që ofrohen nga 130 sipërmarrje. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Janë 31 mijë vende pune që janë të hapura, por 55% e punëkërkuesve janë pa arsim dhe 40% e kërkesave janë për teknikë e specialistë. Mungojnë njerëzit e kualifikuar” ka thënë Rama. Rami ka theksuar se nuk duhet të shihet vetëm shteti si mundësi punësimi por edhe privati, pasi edhe këtu ka punë shumë të mirë.

“Sipërmarrjet e suksesshme janë dyfishuar. Kërkohen punonjës të të gjitha kategorive. Kush do punë, të vijë dhe të tentojë të gjejë punën përmes aplikimeve” ka përfunduar ai.

Panairi i punës pritet që të vizitohet nga 35 mijë persona dhe konsiderohet si rol strategjik për punësimin e personave që janë punëkërkues të papunë.

Loading...