Në objektin e kryetarit të gjykatës penale Shkupi 1 Vladimir Pançevski punojnë mjeshtër, por jo për ndërtim, por për rrënimin e dy kateve kontestuese të këtij objekti. Investitorët mes të cilëve edhe Pançevski, vendosën që objektin ta sjellin në gjendjen fillestare pasi komuna Qendër shpalli konkurs për zgjedhjen e kompanisë për ta prishur ndërtimin e paligjshëm. Avokati i investitorëve nuk deshi të tregojë pse kanë vendosur ta rrëzojnë këtë pjesë pa e parë epilogun e procedurës ankimore që është duke u zhvilluar.

“Do ta shqyrtojmë epilogun nga procedura ankimore që zhvillohet kundër konkluzës dhe vendimeve të komunës Qendër. Nëse konfirmohen parregullsi në veprimin e komunës gjatë miratimit të këtyre akteve të veçanta, investitorët do të ngritin padi përkatëse kundër komunës Qendër për kompensim të dëmit, nëse del i këtillë epilogu i procedurës ankimore”, tha avokati Bllagoja Popovski, njofton Alsat-M.

Inspektori i komunës Qendër, Koço Stojçevski thotë se në këtë mënyrë vendimi për rrënimin e objektit pa leje po zbatohet në mënyrë vullnetare. Nëse sot dy katet kontestuese të objektit nuk do të rrënoheshin nga vetë investitorët, këtë do ta bënin kompetentët.

Loading...