Pandeli Majko: Iki nga Kuvendi nëse të huajt emërojnë gjyqtarët, nuk preket sovraniteti i vendit

Deputeti socialist Pandeli Majko duke replikuar me ish- kryeministrin Sali Berisha tha se në draftin e propozuar për reformën në drejtësi, nuk ka asnjë pikë që prek sovranitetin e vendit dhe nëse ka diçka të tillë, ai paralajmëroi largimin nga Kuvendi.

“Nuk preket sovraniteti i Shqipërisë. Nëse cenohet sovraniteti, unë s’rri asnjë ditë më tepër në këtë parlament. Ajo që po bëjmë aktualisht, është që ne me ndihmën e miqve amerikanë e europianë, të bëjmë një reformë e cila do të largojë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri.

Nëse është e vërtetë që ndërkombëtarët do na vikan dhe do ta vendosi gjykatësit e prokurorët, ky është kulmi dhe unë nuk rri asnjë ditë në parlament”, u shpreh Majko.

Loading...