Panik në ndërtesën e MPB-së në Shkup, vetura “Mazda” godet rrethojën e ministrisë

Mbrëmë në ora 12 e 45 minuta pas mesnate në rrugën “Cërniçe” në SHkup, J.O. nga Shkupi duke drejtuar veturën e llojit “Mazda” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka goditur rrethojën e metalit pronë e MPB-së, shkruan Gazeta Lajm. Burime policore thonë se kjo ka shkaktuar panik për ca çaste, deri sa policia nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për aksident rasti, e jo për goditje të qëllimshme. Është shkaktuar dëm material te vetura dhe te rrethoja, njoftoi MPB. Hetime ka kryer ekip policor nga SPB Shkup.

Loading...