Panovski: Largim ose legalizim të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”

Përmendoret e “Aleksandrit të Madh” dhe “Porta Maqedonia” janë ndërtime pa leje dhe për këtë arsye duhet të largohen, ose ët legalizohen, thotë kryetari i Lidhjes së Arkitektëve, Martin Panovski, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për analiza të projektit “Shkupi 2014”.

“Grupet e punës për “Shkupi 2014″ punojnë që në parim të konfirmojnë parregullsitë në marrjen e lejeve për ndërtim, do të thotë punëve procedurale rreth ndërtimeve. Mendoj se në gjitha analizat e deritanishme, kemi konstatuar se nga fillimi procedurat janë joligjore”, tha Panovski, përintevristën javore në REL, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se deri tani raporte janë përgatitur për “Aleksandrin e Madh”, “Porta Maqedonia” dhe përmendoret që janë në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.

“Për fat të keq, ende nuk mund t’i marrim ata, puna është e ndërlikuar saqë projektet nuk mund të merren, sepse ata nuk e dinë se ku janë. Procedurat kryhen në mënyrë që vendimi i komunës të jetë nën një emër, projekti është me një emër tjetër, licenca është me emrin e tretë”, tha mes tjerash Panovski./Telegrafi/

Loading...