Medai Shaholli
Ndikimi i politikës pansllaviste ruse në Ballkan sa vjen dhe më shumë po bëhet e pranishme sidomos në FYROM, ku pas rënies së regjimit autoritarist dhe kriminal të ish kryeministrit Gruevski, por që tani po gjen fije të reja nga pinjollët e sistemit të dikurshme të pushtetit të kalbur titist. Pansllavizmi si ideologji politike dikur kishte në plan shtrirjen dhe krijimin të gjitha shteteve sllave në një shtet siç ishte Rusia. Sot pansllavizmi ka ndryshuar strategji, ku përmes ndikimit të politikës pansllaviste kërkon të shtrij dhe të dominoj me ndikimin e saj në shtetet sllave të Ballkanit në politikëbërjen dhe futjen e tyre nën ndikimin e Moskës. Prandaj dhe shqetësimi amerikan për këtë shtrirje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor është i drejtë. Në FYROM ata kanë gjetur derë të hapur që nga vitet e shpalljes së pluralizmit përmes politikanëve prosllavë siç ishte Presidenti Gligorov dhe kasta e tij. Shkëputja dhe ndarja nga Moska nuk u bë ashtu siç u mendua në fillim të shembjes së komunizmit jugosllav, por ai vazhdon të ndërtoj lidhje edhe më të fuqishëme të ndikimit të pansllavizmit në FYROM dhe më gjerë. Një argument që dëshmon lidhjet e fuqishme me Moskën si vëllezër të një gjaku është prononcimi i kryeministrit Zaev disa muaj më parë për vëllezërit e tij serb të gjakut, kur ishte me të njëjtën linjë me shovenizmit serb, se pranonte trashëgiminë kulturore dhe historike serbe mbi Kosovën. Ky është Zoran Zaev, një përçues i pansllavizmit pavarsisht se është i zgjedhur i George Sorros si përfaqsues i (Fondacionit SOROS) socialdemokracisë botrore në Ballkan së bashku me Edvin Ramën, serbin Vuçiq dhe grekun Cipras. Pavarsisht kësaj mbulese me petkun e socialdemokracisë ujku Zaev, ka bërë më parë një betim për ta çuar në vend amanetin pansllavizmit dhe Nënës Rusi. Ndëshkimet e kohëpaskohshme (si nga pozita edhe nga opozita pavarësisht kush ka qënë në pushtet) të fushatave ushtarako-policore kundër shqiptarëve kanë qënë pjesë e programit represiv antishqiptar të mirëpritura edhe nga Moska. Bit Pazari, Vandalizmi mbi godinën e Universitetin e Tetovës, Ladorishti, Brodeci, Sopoti, Monstra, Kumanova, nuk janë rastësi por bashkërendim i politikës shfarosëse pansllaviste mbi shqiptarët nga kjo klasë politike pansllaviste që fatkeqësisht është ndihmuar në koalicioni edhe me një parti shqiptare. Ata sëbashku zbatuan ato fushata ushtarako-policore për t’i treguar sllavëve se shteti është i tyre dhe mbron sovranitetin e “dërzhavës ” nga gjysma e armiqve siç janë “shiftari”. Zoran Zaev, është njëri nga ata, ndaj maskimi me lëkurën e qengjit e demokratit, “pro europianit dhe të pro shqiptarit” janë propagandë e kulluar e një misionari pansllavist. Angazhimi i tij serioz pro integrimeve europiane është me qëllim të dyfishtë, që të integrojë “dërzhavën” e tij Severna Makedonija duke zhbërë identitetin shqiptar si popull i dytë nga përbërja e popullësisë në këtë vend, dhe të përfitojë nga Brukseli ndihmat financiare. Sa i takon aderimit në NATO, nëna e tij Rusi ka mundësi t’i ketë shkelur njërin sy se ajo miraton heshturazi hyrjen në këtë aleancë, por duke llogaritur nga gjeneralët e saj të dy krahëve (SDSM-VMRO) si shpërblim dorëzimin e dosieve “top secret” nënës Rusi! Kështu Zajko i vogël kërkon të “hajë” në të dy anët si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi. Ky është Zajko i dyzuar mes lindjes dhe perëndimit që partiçkat tona na e shesin si pro europianin e vendosur që po ta gërvishtësh pak të del një pansllavist i përbetuar me ngjyrat e nënës Rusi. Ndaj, filozofë e analistë, qylaxhinjë dhe profiterë, mjaft më me superlativa për pro europianin Zajko, sepse ai dëshmoi “pro europianizmin” e tij, me flakjen e Platformës Shqiptare vitin e kaluar, për më tepër ai pranoi një ligj denigrues për gjuhët që barazon shqipen me gjuhët e pakicave së bashku. Refuzimi kategorik për mosndryshimin e kushtetutës dhe neneve që do të barazojnë statusin e shqiptarëve me sllavët është një argument më shumë i ruajtjes së pushtetit dhe primatit të vendimarrjes në këtë “dërzhavë” vetëm si ekskluzivitet i tyre si popuull dhe pushtet. Kjo arrogancë dhe ky qëndrim shoven i shkeljes së së drejtës së një populli paraqet shkelje më të rëndë dhe skllavëri të një populli në Europën demokratike që kërkon të na shpjerë ky lloj lideri pansllavist. Fatkeqsia jonë kombëtare është se gjithmonë janë gjetur renegatë dhe tradhtarë që i kanë shërbyer me besnikëri pushtetit që ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj popullit të tyre. Kjo besnikëri dhe kjo skllavëri duhet të marrë fund nëse duam të bëhemi pjesë e Europës që pretendojnë të hymë por në Europë nuk hyhet kësisoj në këtë formë si zotëria dhe robi por, si të barabartë mes të barabartëve. Në të kundërtën, fjalët e bukura për barazi në Europën e bashkuar me status denigrues, pa emër dhe pa identitet shqiptar janë tradhëti e lartë kombëtare.

Loading...