Trajenri i Shqipërisë, Panuçi, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes se Shqipëria është shumë e dobët në 20 metrat e fundit. Në “Supersport” ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë më agresive.

Panuci

Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja?

Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

Duhej eksperienca e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…

Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

Mbrojtja…

Vuajtëm shumë në pjesën e parë, dhe mendova të shkojmë me 3 mbrojtës. Jemi shumë të mirë, të përzemërt për të na shënuar. Kundërshtari është shumë i ashpër kur shkojmë t’i shënojmë, ndërsa ne jemi shumë të hapur.

Një arsye pse nuk luajti Basha?

Nuk vlen vetëm një lojtar kundër cilësisë, ligësisë, apo ashpërsisë së kundërshtarit. Kundër Turqisë, kur fituam të gjithë tatë “bravo Lilaj”. Ne jemi shumë të dobët në 20 metrat e fundit…

bandicam 2018-09-10 23-05-57-224

Ndërkohë në prononcimin për “RTSH”-së pas ndeshjes, Panuçi u shpreh: 

Thatë që keni ardhur për të fituar, si mund të fitojë një skuadër që goditjen e parë e bën në minutën e 58-të?

Është për ta luajtur gjithë grupin. Kemi gotën gjysëm plot. Nuk jam dakord që rasti i parë ishte në minutën e 58. Kishim rastin me Memushajn. Kemi limitet tona. I kemi lënë hapësira kundërshtarit në momentet kur na shënoi.

Kush është ekuilibri që duhet të rrijë Shqipëria?

Unë nuk jam euforik. Jam koshient për limitet dhe defektet tona. Do të sforcohemi shumë nëse nuk arrijnë të përforcojmë këto pika.

Deri ku mund të arrijë Shqipëria në këtë grup?

Kemi probleme të mëdha në mbrojtje. Duhet të rregullojmë mbrojtjen. Duhet të jemi shumë të ashpër në mbrojtjen. Nuk e di çfarë do të ndodhë me grupin, por duhet të jemi shumë të fortë në fazën mbrojtje.

Loading...