Papunësia më e lartë në Evropë është në Maqedoni

Shkalla e punësimit në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2017 është regjistruar me 53,5 për qind, kurse ai i papunësisë 7,6 për qind, ndërkohë që shkalla më e lartë e papunësisë është regjistruar në Maqedoni me 22,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Statistikor i Turqisë njoftoi se shkalla e punësimit në 28 shtete anëtare të BE-së te popullsia e moshës mbi 15 vjeçe u realizua me 53,5 për qind.

Shteti me shkallë më të lartë të punësimit në mesin e 33 shteteve në gjithë Evropën ka qenë Islanda me 80,6 për qind, kurse shteti me shkallë më të ulët të punësimit ka qenë Greqia me 40,9 për qind.

Ndërkaq, niveli i punësimit të Turqisë për vitin e kaluar u regjistrua me 47,1 për qind.

– Papunësia më e madhe në Evropë në Maqedoni

Shkalla e papunësisë për vitin 2017 te popullsia e moshës 15-74 vjeçe në 28 shtetet anëtare të BE-së u regjistrua me 7,6 për qind. Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka variuar nga 2,7 për qind në Islandë deri në 22,4 për qind, që është shënuar në Maqedoni.

Shkalla e papunësisë në Turqi për vitin 2017 u regjistrua me 10,9 për qind.

Loading...