Papunësia tek të rinjët, sipërmarrësit: Kemi mungesë të profesionistëve

Përderisa institucionet nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e të rinjve që punojnë jashtë vendit, në anën tjetër sektori privat po përballet gjithnjë e me shumë me mungesë të theksuar të kuadrit adekuat. Menaxherët e lokaleve në Shkup për TVM2, thonë se ky profesion tani për tani po rrefuzohet nga të rinjtë, pavarësisht pagave dhe kushteve që iu ofrohen punjonësve në sektorin e gastronomisë.

“Momentalisht mund të them që kemi një krizë në Maqedoni për pozitat siç është kamarrier, banakier por edhe për menaxher. Ka nevojë shumë për kamarrier të mire që kanë përvojë punë. Rrogat për një kamarrier me një ekperiencë pune të mirë me një restoran të kualitetit të lartë, arrinë nga në 20 deri në 25 mijë denarë, që është një rrogë shumë normale dhe mund të them e mire për standarin që jetojmë këtu”, tha Asan Dautoviç, menaxher, sipërmarrës.

Edhe pse në Maqedoni ka shkolla adekuate për këto drejtime, të njejtat anashkalohen, dhe kjo si rezultat I një mentaliteti ende të prapambetur për pozitën kamarrier, dhe të njejtën e cilëson si nënçmuese.

“Për fat të keq tek ne në Maqedoni, ata çka dëshirojnë, ka shkolla apostafat për këtë drejtim, por që tek vetë kamarrierët qëndron ai mendimi se pozita kamarier i nxjerë ato në një pozitë më të ulët në shoqëri apo trajtohen si të nënçmuar”, tha Dautoviç,

Në anën tjetër nga Enti për punësim vazhdimisht thonë se ka oferta dhe shpallje të reja për punë, kurse ftojnë masën punëtore të ndjekë shpallejt dhe të aplikojnë për pozicionet adekuate.

Loading...