Mbi 1.600 punëtorë të falimentuar shpresojnë të fitojnë të drejtën e tyre të kompenzimit nëse do të miratohen propozim ndryshimet e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarjeve me pronë dominante të shtetit. Në Komisionin për punë dhe politikë sociale u debatua se kjo e drejtë duhet realizohet pavarësisht se marrëdhënia e punës ka qenë e lidhur me kohë të caktuar ose të pacaktuar.

Me propozimet në ligj mundësohet që e drejta e sigurimit material të realizohet pavarësisht nëse marrëdhënia e punës e lidhur pas kompenzimit në para ka qenë me kohë të caktuar ose të pacaktuar dhe nëse e njejta është ndërprerë me deshirë ose faj të punëtorit- deklaroi Jovana Trençevska, MPPS.

Nëqoftëse dikujt i mungon një muaj ose dy muaj, në debatin tjetër apo në leximin e dytë të marrim një qëndrim që deri në gjashtë muaj ose deri në nji vit me arsye, që edhe ata të shpaguhen ose të bëjnë pjesë në këtë grup të qytetarëve- tha Mirsada Emini-Asani, BDI.

Përfaqësuesit e opozitës madje apeluan të bëhet analizë e numrave personal të ndërmarrjeve të cilat pas privatizimit të tyre kanë bërë ndryshimin e tyre.

Të bëhet një analizë shtesë e cila gjithashtu është pengesë për gjithë ata të falimentuar të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës pas privatizimit të firmës së tyre por që nuk është i njejtë numri personal i firmave pas privatizimit të tyre- pohoi Pançe Minov, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, në seancën e komisionit për punë dhe politikë sociale kaloi edhe leximi i parë i propozim ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për mbrojtje të fëmijëve. Këto ndryshime përmbajnë zgjidhjet e mëposhtme: shuma e asistencës shtesë të posaçme me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve prej 4.202 denarë të rritet në 5.021 denarë, prindërve vetëushqyes që kanë fëmijë me nevoja specifike deri në moshën 26 vjet, t’u rritet ndihma sociale prej 6.303 në 7.351 denarë si dhe prindërit materialisht të pasigurtë që kanë fëmijë me aftësi specifike deri në moshën 26 vjet të marrin asistencën sociale për 1 mijë denarë më shumë, nga 5.252 denarë në 6.276 denarë.

Loading...