Para spektaklit të madh të boksit në Dibër, flasin trajneri Ismail dhe boksieri Gjetan Keta (Video)

Me moton “Duel në Themel” nesër në sallën e sportit në Dibër boksieri shqiptar, Gjetan Keta, do të ndeshet për titullin e botës në versionin WBU, kundërboshnjakut Sladjan Janjanin. Trajneri Ismail Keta pohon se për këtë natë të madhe të boksit shqiptar kanë punuar shumë dhe të gjithë sportistët e tij maksimalisht janë të gatshëm të japin më të mirën e tyre.

Unë si trajner jam përpjekur dhe jam munduar që me të vërtet sportistëve të mi Gjetanit, Feritit, Mikel Alliut dhe të tjerë sportistëve shqiptarë Roxhers Muslija, Bernard Marashi dhe shqiptar të tjerë të cilët do të ndeshen Kristian Caca. Me të vërtet t’jua nxjerrë djersën e fundit nga palca e kurizit për të nderuar shqiptarët” deklaroi Ismail Keta.

Boksieri Gjetan Keta në karrierën e tij ka 26 ndeshje, prej të cilave ka arritur të grumbullojë 22 fitore, 18 me nokaut dhe katër humbje, shprehet optimist se nesër do të del fitues përkundër faktit se kundërshtari i tij fillimisht ishte meksikani Paul Venezuela Junior i cili është tërhequr shkaku i një aksidenti

Sigurisht se ndërrimi i kundërshtarit bënë vështirësi, por qëllimi im për të nderu heroin tonë kombëtar dhe gjithë shqiptarët e për t’u bërë kampion bote më bënë të pathyeshëm” deklaroi Gjetan Keta.

Spektakli që do të mbahet nesër në Dibër do të nisë në orën 19:00 dhe sipas informacioneve të fundit, boksieri do të pritet me një interes të jashtëzakonshëm. Para ndeshjes së Gjetan Ketës me Slagjan Janjanin do të ndeshet edhe Ferit Keta me turkun Fatih Karakus. Ndërsa do të performojnë edhe disa artiste të njohura shqiptare. Për këtë ndeshje do të mbërrije edhe legjenda e boksit Mike Tyson, i cili ka shprehur dëshirën për të ndjekur këtë ndeshje në trojet shqiptare, falë nofkës që Gjetani ka “Tysoni i Bardhë”. /SH. S. /

Loading...