Profesori i Universitetit të Tetovës, Arbër Çeliku, ka reaguar për shkak të një problemi që është duke hasur me policinë e Maqedonisë. Edhe pse ai ka lindur në Prishtinë, në pasaportën që e jep policia maqedonase si shtet të lindjes ia shkruan Serbinë (me shkurtesën SRB). Osmani thotë se ka reaguar për këtë anomaly, por se nuk ka hasur në mirëkuptim, shkruan Gazeta Lajm.
“Unë jam i lindur në Prishtinë, por në letërnjoftim dhe në pasaportë nuk më figuron emri i saktë i shtetit të lindjes, edhe pse Maqedonia e ka njohur moti kohë Kosovën si shtet. De jure unë jam i lindur në Serbi (shih foton e pasaportës), të nxjerrë më 9 shkurt 2017. Me të gjitha përpjekjet e mia, kjo nuk mund të ndryshohej dot, sepse sistemi nuk e njihka Kosovën, por vetëm Serbinë. Si duket, ende nuk është shpallë në “Gazetën Zyrtare” të RM-së se Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet. Mbase dhe e kanë harruar rastësisht, prandaj dhe, mendova, t’ua rikujtoj…”, ka shkruar profesori Arbër Çeliku.

Loading...