Albert Berberi
Që nga vrasja e Konstantin Kacifas, që sipas mendimit tim është terrorist i cili sulmoi policinë shqiptare, janë acaruar mjaft raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jo që këto raporte ndonjëherë kanë qenë të mira, mirëpo me ceremoninë e varrimit të Kacifas, erdhi edhe një herë në shprehje politika greko-madhe, e cila jugun e Shqipërisë e konsideron pjesë të veten, respektivisht “Vorio-Epir”. Një dukuri shqetësuese që e kanë trajtuar shpeshherë mediumet në Maqedoni, por që e kemi vërejtur edhe ne në Shqipëri e Kosovë është afërsia e partisë së Ali Ahmetit, BDI-së me Greqinë.
Pa marrë parasysh baticave dhe zbaticave që vërehen në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, BDI në mënyrë konstante mban raporte të mira me Greqinë edhe pse ky shtet, si mik tradicional i Serbisë, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Me siguri edhe ju e keni shikuar videon e para disa ditëve se si zëvendës kryeministri shqiptar, Bujar Osmani nga BDI-ja, përqafohet me ministrin grek në Athinë, gjatë promovimit të linjës ajrore Shkup-Athinë. (Ju kisha lutur si redaksi që nëse e botoni këtë tekst në portalin tuaj, ta publikoni edhe videon e Bujar Osmanit me ministrin grek).
Përqafimi që mund ta shihni në atë video, nuk tregon vetëm kurtuazi diplomatike, por tregon simpati dhe dashuri të thellë reciproke. Dhe na kthen kujtimet për përqafimin e ngrohtë mes kryetarit të BDI-së me ish ministrin e jashtëm grek, Koxijas.

Janë përqafime jonatyrore mes përfaqësuesve të një partie që deklarohet pasardhëse e UÇK-së në Maqedoni e madje edhe asaj në Kosovë, me zyrtarë të lartë të një shteti që nuk e fsheh aspak partneritetin strategjik në Ballkan me Serbinë, e që e shpreh me raportet e nivelit të ulët me Shqipërinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Vërehet qartë se rrënjët e kësaj miqësie janë më të thella, aq më tepër kur BDI mban raporte të ngushta afatgjate me Athinën pa marrë parasysh se cila parti është në pushtet, e cila në opozitë.

Për këtë arsye isha kurioz të hulumtoj se prej ku buron “dashuria” e BDI-së me Greqinë, deri sa fqiu jugor nuk ka raporte të mira me asnjë “shtet shqiptar” në Ballkan, kurse është mik tradicional i Serbisë.
Nuk mu desh të hulumtoj shumë në ‘google’ dhe arrita te afera “Maxhar Telekom”, si dhe te dyshimet që ekzistojnë te kjo aferë për ryshfetin që kanë marrë krerët partiakë me ndërmjetësim të një biznesmeni kontrovers grek. Dhe gjithçka mu qartësua. Jam i bindur se aty është burimi i dashurisë BDI-Greqi. Kjo “dashuri” dëmton në masë të madhe shqiptarët në Ballkan, sepse forcon boshtin Athinë-Shkup-Beograd në dëm të interesit rajonal shqiptar.

Shqiptarët e Maqedonisë, duhet ta ruajnë lidhjen me trungun shqiptar dhe duhet të japin kontribut për ndërprerjen e ndikimit negativ të këtij boshti, duke treguar gjithmonë gatishmëri për zhvillim të raporteve të mira me të gjitha vendet fqinje, por vetëm me respektim reciprok.

Loading...