Kronikë

Paralajmërime për acar të madh: Temperatura deri në -11C, dimri më i ftohtë në 5 vjetët e fundit

loret

Meteorologët parashikojnë se dimri sivjet do të mbërrijë më herët, duke vënë theksin tek Mbretëria e Bashkuar, e cila sipas tyre do të ‘qëllohet këtë javë nga ky mot i ftohtë’.

Ekspertët e motit paralajmërojnë britanikët, se duhet të përgatiten për dimrin më të ftohtë që nga vitet 2012-2013, me temperatura që do bien nën -10 gradë celsius gjatë dhjetorit dhe janarit.

Meteorologu i njohur i Anglisë Alan Reppert tha: “Dëbora dhe akulli do të jenë një kërcënim shumë më i lartë këtë dimër dhe mund të ndikojnë në Londrën, transmeton gazetametro.net.

Të gjitha zonat e qarkut mund të preken, duke përfshirë edhe Anglinë e Jugut.
Atë dimër, temperaturat ranë në -14C duke bërë që edhe rrugët dhe hekurudhat të ngrijnë. Shiko videon me poshte.

To Top