Një foto që po qarkullon në rrjete sociale po paralajmëron se së shpejti në Maqedoni do formohet edhe një parti e re. Partia mësohet se do quhet partia e baxhanakëve dhe kryetar i saj do jenë 4 baxhanakët që shihen në këtë foto. Mësohet se si target grup votues do jenë njerëzit e darsmave prandaj baxhanakët e kanë bërë foton në një sallon dasmash. Poashtu nga fotoja shihet se partia do ketë financa të majme pasi të gjithë duken me kostume dhe iphone6. Nuk dihen më shumë informacione të tjera por pritet që në ditët në vazhdim në një tjetër dasëm të shpaloset programi dhe platforma e plotë e partisë

Loading...