Maqedoni

Paramilitarët maqedonas kërkojnë largim të ambasadorit shqiptar nga Shkupi

luanet

Njësiti maqedonas  “Luanët”, që funksiononte si njësit paramilitar në vitin 2001, por që u mposht në shumë beteja nga ushtarët e UÇK-së, tani ka reaguar lidhur me situatën politike, transmeton Gazeta Lajm.

U sjellim reagimin e tyre në formë integrale:

Për shkak të seriozitetit situatës politike në Republikën e Maqedonisë, e shohim të nevojshme t’i drejtohemi qytetarëve maqedonas. Duke mos marrë asnjërën anë mes partive politike, do të kritikohen të gjitha pa përjashtim, duke përfshi edhe presidentin e shtetit, sepse qëndrimi i marrë nga Njësiti “Luanët” është vetëm për interesat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të sajë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, racore, politike ose etnike.

  1. E ftojmë presidentin e R. Maqedonisë edhe pse me vonesë, ta thërrasë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe të kërkojë nga ai falje publike në emër të Republikës së Shqipërisë për ndërhyrje në punët e brendshme të R. Maqedonisë dhe hedhje poshtë urgjentisht të Platformës Tiranase. Në të kundërtën ambasadori i R. Shqipërisë urgjentisht të largohet nga vendi ynë.
  2. Partitë Shqiptare të ndërpresin retorikën nacionaliste dhe t’i kthehen bashkëjetesës dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë dhe të heqin dorë nga ideja utopiste për Shqipëri të Madhe. Duhet ta dinë se unitarizmin dhe pavarësinë e shtetit do ta mbrojmë me jetë.
  3. Kërkojmë nga partitë politike maqedonase të ulen në tryezë të përbashkët dhe t’i precizojnë linjat e kuqe në raport me interesat kombëtare maqedonase dhe për të drejtat e bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë. Me këtë të mos lejojnë favorizim të një bashkësie etnike kundrejt të tjerave.

Porositim politikanët se do të pengojmë luftë vëllavrasëse dhe ndarje të shtetit për qëllime dhe interesa politike.

Popullata të jetë e sigurt dhe e qetë se gjithçka që përmendëm më lartë do të plotësohet, sepse secili do të përgjigjet para ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top