Rreth 65 për qind e ujit për pije në komunat rurale të Tetovës është i ndotur në aspektin mikrobiologjik, tregojnë të dhënat e fundit të Qendrës për shëndet publik në Tetovë.
Esherihija Koli dhe baktere kolimfore janë paraqitur më së shpeshti në 83 mostrat e marra për analizë të ujit të pijshëm. Ndotja është rezultat i sistemeve të pambrojtura të ujësjellësve në fshatra të cilat nuk dezinfektohen dhe në rast të reshjeve më të mëdha të shiut, vjen deri te përzierja e ujit të pijshëm me ujë të ndotur.
Faji qëndron te fakti se 90 për qind e sistemeve të ujësjellësve në fshatrat e rrethinës së Tetovës nuk janë ndërtua nga shteti, por me vetëkontribut të banorëve.
Situata nuk është më e mirë as në Tetovë, ku më herët Instituti për shëndet publik, ka konfirmuar se në ujin e Tetovës mund të gjenden ujëra të zeza.

Loading...