Paraqitet një grup i armatosur paramilitar (Foto)

Një grup i rrezikshëm paramilitar me emrin “Garda e Shtaerit” është paraqitur në Slloveni, kanë njoftuar mediumet e atjeshme. Presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Mirko Cerar kanë shprehur brengosje për shkak të këtij grupi paramilitar nga Maribori dhe vlerësuan se një gjë e tillë është e papranueshme.

Portali 24ur ka njoftuar se ultra-djathtistë sllovenë që prezantohen si “Garda e Shtaerit” kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe incizime nga tubime në një lokacion të panjohur, duke paralajmëruar “vjeshtë të nxehtë” dhe protesta që “Slloveninë do ta shndërrojnë në Venecuelë”.
Grupin e udhëheq ish kandidati presidencial, Andrej Shishko, transmeton Gazeta Lajm.
“Presidenti i shtetit shpreh brengosje të madhe për shkak të ekzistimit të atij grupi të armatosur, i cili sipas liderit të tyre Andrej Shishko do të siguronte rend dhe qetësi në vend. Kjo është tërësisht e papranueshme”, kanë njoftuar nga kabineti i presidentit Pahor.

Loading...