Sot do të ketë reshje të shiut, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 29 gradë Celsius, kurse ato minimale në 14 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike dhe barike priten rënie të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat e mesatares, që nënkupton se nuk ka rrezik nga rrezet direkte të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më tej nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.

Loading...