Trashëgimia kulturore është nga më të frekuentuarat gjatë stinës së verës. Sipas një vrojtimi të bërë nga Ministria e Kulturës vetëm në parkun Kombëtar të Butrintit ka rreth 3700 vizitorë në një ditë. Rreth 28.000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar Butrintin në muajin korrik. Monumentet e reja që janë shtuar për vizitorët mund të përmendet mozaiku i dyshemesë së apodyterium-it/dhomës së veshjes të termes romake pranë Teatrit dhe gjysma e mozaikut të Baptisterit të Butrintit. Vizitorë ka pasur dhe në qytetin e Durrësit. Amfiteatri Romak i  Durrësit, Muzeu Arkeologjik shënojnë 12, 453  vizitorë  për periudhën janar-korrik 2016.

Çfarë mund të vizitohet tjetër në Durrës? Banesa Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit,  ndërtuar në shekullin XIX, shfaq një interes të madh për vizitorët, pasi është banesa e vetme e tipit me çardak në qytet. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës  Aleksandër Mosiu, aktori i madh me famë ndërkombëtare.  Në këtë monument gjithashtu ndodhet dhe Muzeu i Kulturës Popullore.  Fluks vizitorësh ka pasur dhe në Berat, falë mirëmenaxhimi të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre.  Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën Janar – Qershor 2016 muzetë e QKMB-së u vizituan nga 11, 359 vizitorë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë. Vihet re një fluks në rritje edhe në Kalanë e Gjirokastrës . 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin e gurtë në periudhën janar-31 korrik 2016. Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, shoqëruar me aktivitete kulturore  kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet. Nuk kanë munguar as vizitat në muze apo parqe arkeologjike.  Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë 7-mujorit (janar – korrik) 2016 janë vizituar nga 249,260 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 70,994 në muzetë kombëtarë, 106,857 në parqet arkeologjike dhe  71,409  në monumente të kulturës.

Butrint3

Loading...