Parlamenti miratoi pakon e ligjeve të Marrëveshjes së Përzhinës

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë para mesnate miratoi pakon e ligjeve të Marrëveshjes së Përzhinës.

Miratimi i ligjeve të propozura është bërë në pako, për të mos humbur kohë, disa orë para publikimit të raportit të progresit nga ana e Bashkimit Evropian.

Në pakon e miratuar bëjnë pjesë Ligji për  Kodin Zgjedhor, ligji për Kodit Penal, Ligji për mbrojten e privatësisë, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë, si dhe vendimi për të krijuar komisionin Anketues hetimor për skandalin e përgjimeve.

Dritën jeshile për miratimin e ligjeve edhe dhanë 98 vota pro, ndërsa asnjë kundër, dhe 8 deputetë abstenuan.

Pakoja e ligjeve menjëherë ka kaluar tek presidenti Ivanov për t`u firmos që më pas të publikohet edhe në gazetën zyrtare.

Ndërsa sot pritet që para deputetëve të shpaloset edhe zgjedhja e ministrave të rinj dhe zëvendës ministrave nga radhët e opozitës. Oliver Spasovski do të jetë ministri i ri i brendshëm dhe Frosina Remenska ministre e Punës dhe Politikave Sociale. Përveç tyre, opozita maqedonase do të udhëheq edhe me disa poste të zëvendësministrave.

Loading...