Ligji ua ndalon ministrave, deputetëve dhe anëtarëve të pushtetit lokal të punësojnë bashkëshortët e kurorëzuar ose të pakurorëzuar, prindërit dhe fëmijët. Nëse bëjnë një gjë të tillë u kanoset rreziku dënim në kohëzgjatje deri tre vite dhe 45 mijë euro.
Ky ligj është miratuar nga Parlamenti i Francës dhe quhet Ligji për moral në jetën politike, me të cilin u ndalohet politikanëve të punësojnë anëtarët e familjeve, që paraqet projektin e parë më të madh ligjor të presidentit Emanuel Makron.
Ligjin e kanë përkrahur 383 de[utet, tre kanë votuar kundër, kurse 48 të përmbajtur. Deputetët e shumicës parlamentare i kanë duartrokitur miratimit të ligjit.
Ministrja e drejtësisë Nikol Belube ka uruar, siç ka thënë, sinjalin mjaft pozitiv për bashkëqytetarët e saj.

Loading...