Partia në pushtet BDI mjaft manipuloi me diasporën prespare

Bdi

Mërgimtarët presparë nga Australia dhe SHBA kanë reaguar ndaj disa bashkëatdhetarëve të tyre që po lejojnë të bëhen viktima të politikës ditore të partisë në pushtet.

Reagimi i tyre ka mbërritur nga Australia e largët, ku janë shprehur reagime të ashpra në adresë të bashkëatdhetarëve të tyre të cilët po lejojnë akoma të keqpërdoren nga partia shqiptare në pushtet dhe funksionarët e saj, të cilët në këtë periudhë po bëjnë marketing dhe fushatë politike, për të manipuluar diasporën.

Ky reagim ishte i ashpër nga Asip Demiri, mërgimtar i kësaj zone nga Australia e largët, i cili është i zhgënjyer me politikën shqiptare dhe partinë në pushtet. Ai përmes një letre publike ka kërkuar që këto funksionarë të mos keqpërdorin dhe të lënë rehat diasporën, por të merren me rastin e Kumanovës, pse i ndodhi shqiptarëve atje dhe përse nuk guxojnë të shkojnë atje në Lagjen e Trimave ku më së shumti këta banorë kanë nevojë. Po ashtu kërkohet ndriçimi i rastit “Monstra” dhe shumë rasteve tjera diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Reagimet vijnë sidomos me rastin e takimeve të njohura si “Takimet prespare”, ku kryesisht tubohen mërgimtarë dhe vetëm krerë të partisë në pushtet. Edhe disa banorë presparë kanë reaguar se këto takime duhet të jenë të hapura për të gjitha partitë, apo pa ngjyrime politike dhe të mos lejohet që politika të keqpërdor ato. Në takimin e fundit sikur çdo vit sërish ishin vetëm funksionarët e lartë të BDI-së, pa kryetarin Ali Ahmeti, i cili ishte frekuentues i rregullt i këtyre manifestimeve.

Loading...