Partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos pritet që këtë javë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në bisedimet për formimin e një qeverie kalimtare dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton TetovaSot.

Nga LSDM thuan se pozicioni i tyre ngel i pandryshueshëm dhe se ende nuk dihet nëse nesër do të ketë takime midis partive dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Të premten në mbrëmje, pas bisedime gjashtë orëshe, partitë nuk arritën që të merren vesh.

Pas përfundimit të bisedimeve, ambasadori amerikan, Xhes Bejli theksoi se është optimist se ka pasur një progres të caktuar. Ai theksoi se gjatë vikendit do t`i lënë hapësirë partive që të mendojnë për opsionet e propozuara.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic e përshëndeti progresin në bisedime, por i ftoi partitë që të gjejnë përgjigje edhe për çështjen e fundit të hapur.

Në bisedime, LSDM-ja kërkoi kompetenca të plota për ministrin e punëve të brendshme, përderisa VMRO-DPMNE-ja është për kompetenca të kufizuara. Partitë tashmë kanë arritur marrëveshje për listën zgjedhore, për ad hok trupin për kontrollin e medieve gjatë zgjedhjeve dhe për kryeredaktorin dhe redaktorin përgjegjës të RTVM-së./TetovaSot/

Loading...