Maqedoni

Partitë politike në fund të fushatës e “bojkotojn” sheshin e Tetovës

sheshi 1

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016 edhe pse temperaturat ishin mjaft të ulëta, BDI zhvilloi tubimin përfundimtar në sheshin e Tetovës kurse Lëvizja Besa në të njëjtën ditë (e premte) tubimin e zhvilloi në sheshin para Universitetit të Tetovës ku gjendet edhe selia e partis. 

Kurse këtë vitë BDI-ja tubimin e saj përfundimtar në Tetovë do ta zhvillojë sonte (e enjte) në sallën e Shkollës së mesme të Mjekësis, kurse Lëvizja Besa do ta zhvilloj nesër në mbrëmje në sallën e Gjimnazit të Tetovës.

Këto zgjedhje vetëm dy parti politike e provuan të zhvillojn tubime në sheshin e Tetovës. Lëvizja Besa e hapi kampanjën (25.09) me tubim në sheshin Iliria, kurse PDSH-ja e zhvilloi tubimin e saj të shtunën e kaluar (07.10).  Prezenca në të dy këto tubime nuk ishte shumë e kënaqshme prandaj edhe friga e partive politike që tubimet e tyre përfundimtare ti zhvillojn në sheshin e Tetovës është evidente.

Ata të gjithë kalkulojnë që mos të dështojn në 2 ditë para zgjedhjeve.

Por kjo nuk ndodh në qytetet tjera. BDI këtyre ditëve kishte tubim në sheshin Skenderbeu në Shkup, kurse ditën e fundit të fushatës do të zhvilloj tubim në Kërçov prej ora 16:00 dhe në Gostivar prej ora 19:00.

Aleanca për Shqiptarët sonte ora 19:00 do të zhvilloj tubimin e saj në sheshin e qytetit në Gostivar për të shprehur përkrahjen e saj për Arben Taravarin, kurse ditën e premte do të zhvilloj tubim në sallën  sportive “Niko Nestor” në Strugë.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Besa si dhe në faqen në facebook nuk ka ndonjë paralajmërim për tubimet përfundimtare por siç bëhet e ditur nga burime partiake në çdo komunë ditën e premte do të ketë takime përmbyllëse të  kandidatëve për kryetar komune./tetova1/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top