Maqedoni

Partitë shqiptare e hutojnë opinionin me deklaratat e ndryshme për Platformën

thaci-lideret-480x274

3 nënshkrime plotë interpretime. Është ky përfundimi për Platformën politike shqiptare pas deklaratave të subjekteve politike për të njëjtën, shkruan Portalb.mk.

“Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues”, kështu është shprehur kreu koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami në intervistën e tij dhënë për televizionin 21, transmeton Portalb.

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Unë preferoj t’u them kushte”, ishte decid në intervistën e tij Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së, pjesë e “Aleancës për shqiptarët”.

Deklarata përmban nënshkrimet e BDI-së, koalicioneve “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë” që shënon pajtimin e protagonistëve politik shqiptarë rreth disa pikave të parashtruara në deklaratë, por retorikat ndryshe në interpretim ngjallin dyshime se Platforma po qëndron në këmbë të qelqta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top