Partizani i Tiranës ka qenë me fat, pasi ka arritur të bëjë për vete një prej talenteve më të mëdhenj të Maqedonisë, Besnik Feratin, ishlojtar i FC Shkupi.

Mesfushori qendror sot ka nënshkruar kontratë 4-vjecare me të kuqtë nga kryeqyteti shqiptar dhe duke u bërë një “demë” i ri. 18-vjecari është prezantuar sot (e martë) në ambientet e klubit, ndërsa Partizani e ka konfirmuar edhe në faqen e vet.
Besnik Ferati firmos kontratë katër vjeçare. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferhati është formuar në ekipin e FC Shkupi.

Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambjentet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës“, shkruhet në njoftimin e klubit të “demave”.

Më herët për shërbimet e tij ishin të interessuar edhe gjigantët turq, Beshiktash dhe Fenrbahce, madje të këta të fundit ka qenë në prova disa javore.

Ferati pjesë e përfaqësuesës U18 të Maqedonisë për të cilët ka shënuar disa gola mjaftë të rëndësishëm. /lajm

 

 

 

 

Loading...