Maqedoni

Partnerët e deridjeshëm të BDI-së, sot u takuan me Vuçiqin: Ankohen nga gjuha shqipe!

mickovski vucic

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Beograd u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Zhurnal.

Fokus i bisedimeve ishin sfidat rajonale, metodat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe interesat strategjike të Maqedonisë dhe Serbisë etj.

Nga qendra për komunikim të VMRO-DMPNE-së, partnerëve të deridjeshëm të BDI-së, informojnë se Mickoski ka potencuar se udhëheqja e politikave ndërfqinjësore dhe mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respekti janë kyçe për të mirën e regjionit.

Micoski ka theksuar se Maqedonia dhe Serbia ndajnë shumë vlera të përbashkëta, por edhe sfida lidhur me antarësimin në NATO dhe BE, që sipas tij, duhet bashkëpunim dhe këmbim të përvojave.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Mickoski ka informuar Presidentin Vuçiq për situatën në Republikën e Maqedonisë, ku ka shprehur edhe brengosje për kapacitetin demokratik të Qeverisë aktuale.

Ai gjithashtu ka theksuar se ligji për përdorimin e gjuhëve, e dërgon Maqedoninë mbrapa.

Ndërkohë BDI ende nuk e ka parë të nevojshme t’u kërkojë falje shqiptarëve që gati 10 vite ishte partner në Qeveri me partinë e cila sot po kundërshton ashpër avancimin simbolik të gjuhës shqipe. Analistët këtë e shohin si kryeneçësi të partisë së Ali Ahmetit dhe mungesë e sensit për keqardhje për “të këqijat që ua bënë shqiptarëve bashkë me VMRO-DPMNE-në”.

Dy javë para Mickovskit, në Beograd qëndroi edhe zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, i cili është nga radhët e BDI-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top