Pas 9 jave rikthehet në muze maska e artë e mbretit Tut

Pas nëntë javë restaurimi rikthehet në Muzeun egjiptian të Kajros maska e artë e mbretit Tutankhamun.

Mjekra e zgjatur e mbretit Tut ishte këputur në muajin gusht të vitit 2014 kur një staf ishte duke punuar në sipërfaqen e maskës, shkruan National Geoghrapic.

Pas dëmtimit të mjekrës, përveç restaurimit të saj është bërë edhe një studim i plotë në bazë të referencave që kishte nga muzeu.

“Studimi i maskës ka treguar se mjekra e tij ishte shkëputur edhe më parë dhe nuk ishte vendosur deri në vitin 1946”, ka thënë Christian Eckmann, eksperti gjerman që udhëhoqi ekipin për restaurimin e maskës.

Loading...