Shqiptarët e Maqedonisë janë mësuar që ceremonitë shtetërore gjithmonë të jenë vetëm me elemente të etnitetit maqedonas. Mirëpo, këtë vit ka një ndryshim të madh. Për së pari herë në historinë e Maqedonisë në ceremoninë shtetërore për 2 gushtin do të merr pjesë edhe një ansambël shqiptar, bëhet fjalë për Ansamblin ‘’Emin Duraku’’. Vlen të theksohet se ky hap vjen pas përfshirjes së Lëvizjes BESA në qeveri dhe falë punës së palodhshme të ministrit të kulturës, Asaf Ademit.

Loading...