Ministri i ri i Kulturës, Asaf Ademi, pas shfaqjes së trilerit të filmit “Tallje me Krishtin”, premtoi se do urdhërojë ekspertët e dikasterit që ai drejton, për të realizuar revizion të thellë se si janë nënshkruar marrëveshjet dhe si janë harxhuar paratë për këtë film.

Almakos mëson se me urdhër të Ministrit Ademi nga radhët e Lëvizjes BESA, çaste më parë revizorët kanë hyrë në agjensionin për film, ku pë bëjnê kontrolle të detajuara për shkeljet e mundshme ligjore gjatë realizimit të filmit “Tallje me Krishtin”.
Po ashtu revizorët do të kryejnë edhe kontrolle të tjera në agjenionin e filmit, për të parë nëse është punuar në rregull.
Ministri Ademi vetëm ditë më parë nënvizoi se Ministria do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore së bashku me agjencinë e filmit me qëllim që ky film të mos dëmtojë bashkëjetesën në Maqedoni.

Asaf Ademi, Ministër i Kulturës: “Ne si Ministri e Kulturës do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtuesit aktualë të Agjencisë së Filmit, për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme ligjore, që ky film të mos mund ta dëmtojë bashkëjetesën mes kombeve në Maqedoni.

Pasi që e pashë skenarin e filmit, si dhe dokumentacionin e dorëzuar në Agjencinë e Filmit, në bazë të nenin 60 të Ligjit për veprimtari të filmit, vendosa të bëhet inspektim që ashtu ta përcaktojmë se a është respektuar norma ligjore dhe rregullat e tjera nga fusha e filmit”.

Loading...