Të dashur shkupjanë,
Të dashur pasardhës të osmanlinjve,
Të dashur vëllezër,
Ju përshëndes të gjithëve me ndjenjat më të përzemërta e me dashuri vëllazërore.
Ju shpreh mirënjohjen time të thellë secilit prej jush për entuziazmin tuaj dhe për zellin që treguat në shënimin e fitores në zgjedhjeve presidenciale në vendin tonë.
Ajo që është në ndjenjat tona Stambolli, Bursa, Ankaraja dhe 81 provincat e shtetit tonë, e njëjta vlen edhe për Shkupin.
Shkupin e njohim mirë nga historia jonë, nga qytetërimi ynë dhe nga kultura jonë.
Përmes përshkrimit që i bën poeti Jahja Kemal Shkupit, duke e krahasuar atë me Bursën, ne edhe më shumë e dashuruam këtë qytet.
Përmes kinemasë, teatrit, letërsisë së artistëve me origjinë nga ky qytet, ne edhe më shumë u dashuruam me Shkupin.
Ne e duam më shumë Shkupin për shkak të vëllezërve tanë, të cilët në çdo udhëtim tonin në Ballkan shprehin dashurinë që prekë thellë në zemrat tona.
Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga dashuria për Shkupin.
E dimë që edhe Shkupi çdoherë do të na dojë.
Turqia, me sistemin e ri të udhëheqjes që e ndërmori pas këtyre zgjedhjeve, ka siguruar kushte që të krijojë një dinamikë më të fuqishme, më efikase, më vizionare si për vete, ashtu edhe për këtë pjesë të globit.
Ne do të hapërojmë bashkë me gjithë Ballkanin si edhe me vëllezërit tanë në Shkup, gjithë kjo për në një të ardhme më paqësore dhe më të begatë.
Dëshiroj t’jua rekomandoj një parim që e përsëris në çdo rast në vendin tonë. Do të bëhemi NJË, do të bëhemi të MËDHENJ, do të bëhemi të GJALLË, do të bëhemi VËLLEZËR, të gjithë bashkërisht do të bëhemi SHKUP, të gjithë së bashku do të bëhemi BALLKAN.
Edhe njëherë ju falënderoj për respektin dhe mbështetjen tuaj.
Përmes jush i përshëndes përzemërsisht të gjithë vëllezërit në Shkup, Maqedoni dhe Ballkan.
Shëndet!/PJ

Loading...