Autoritetet siriane kanë rihapur sot Muzeun Kombëtar që gjendet në Damask. Ky muze kishte qëndruar i mbyllur për më shumë se gjashtë vjet, për shkak të luftës civile në vend.

“Rihapja e këtij muzeu është mesazh për sigurinë në Siri”, tha ministri i Kulturës së Sirisë, Mphamed al-Ahmad.

Ai shtoi se muzeu ishte mbyllur për shkak të frikës nga aktet terroriste dhe kriminale, të cilat kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha në vendet arkeologjike të Sirisë.

Muzetë në mbarë Sirinë ishin mbyllur më 2012 dhe mbi 300 mijë artefakte ishin rivendosur dhe ruajtur në vende të sigurta në kryeqytet, Damask.

Dhjetëra vende arkeologjike janë shkatërruar tërësisht apo dëmtuar, që prej se lufta civile nisi më 2011.

Mbi 400 mijë persona vlerësohet se janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Loading...