Pas humbjes në Prishtinë, Xharra e Abrashi paditen në gjyq (Dokument)

Jusut Ulaj ka paditur anëtarën e PDK’së, Arbana Xharrën dhe deputetin e LDK’së, Arban Abrashi.  Në padinë e tij, dërguar në Gjykatën Themelore, shkruhet se Ulaj paditë Xharrën dhe Abrashin për shpifje.

“Arbana Xharra në cilësinë e të paditurës, përmes llogarisë së vetë, në rrjetin social facebook, në formë të shkruar deklaron “Shpendi po flet për tenderat e kohës së LDK-së, Arbani duhet t’i rikuojtoje tenderat milionesh qe Vetevendosje i ka dhene anetareve te saj. Te gjitha kubzat që shtrohen ne Prishtine, jane te Kompanise se Jusuf Ulaj, derisa Hysen Dursmishi ka perfituar shuma milionshe nga Komuna e Prishtines, ted y keta zyrtar te vetevendosjes. Pervec kesaj, ajo ne rrjetin social favebook, ka postuar edhe nje lloj skeme te imagjinuar nga subjekti politik, PDK, duke treguar mënyrën imagjinate të dhënjes së tenderëve nga Komuna e Prishtinës për paditësin dhe aktivistin tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi”, thuhet në padinë e Ulajt.

Arbana Xharra, kohë më parë, kishte publikuar një skemë të partisë së saj, PDK, lidhur me punësimet në Prishtinë. Ajo pretendonte se neuropsikiatri Jusuf Ulaj, kishte marrë tenderë nga komuna e Prishtinës përmes kompanive ‘RUB’ dhe Rexha’.

Ulaj, atëkohë, kishte reaguar duke thënë se ‘ka mbetur i tronditur nga këto shpifja’, derisa më pas, Xharra, pretendonte se ka fakte lidhur me ato që po deklaronte.

Xharra, i rekomandonte edhe Arban Abrashit si kandidat për kryetar të Prishtinës, që t’ia ‘përmendëte këto punësime Shpend Ahemtit’.

Lidhur me padinë, Ulaj ka njoftuar edhe në Facebook, ku shkruan:

PADI PËR ARBANA XHARRA DHE ARBAN ABRASHI

Ashtu si ju kam premtuar, dorëzova në gjykatë padinë për Arbanën dhe Arbanin. Nuk i ndava dhe i përmblodha të dytë në një padi, sepse kanë punuar bashkarisht në një projekt shpifje për qëllime politike. I pres në gjykatë më të gjitha deshmitë ku involvojnë emrin tim në shpifjet e tyre. Të ardhurat nga dëmi që më kanë shkaktuar do t’i jap për bëmirësi.111

Loading...